Ekspozite

Muzeu që demonstron artin e budizmit

Lin Ka-shing, i cilësuar si njeriu më i pasur i Hong Kongut, ka ndërtuar një muze të ri që do të demonstrojë vetëm artin budist.
Muzeu është ndërtuar në territorin e quajtur Manastiri Tsz Shan dhe kushtoi rreth 3 miliardë dollarë. I ndërtuar nën bazën e një statuje gjigante prej bronci të Guanyn, mbretëreshës së mëshirës, muzeu do të ketë rreth 100 statuja të artit budist. Hapja zyrtare për vizitorët do të jetë në datën 1 maj, edhe pse ceremonia e inaugurimit u mbajt javën e kaluar.

90 vjeçari, pasuria e të cilit është vlerësuar me 33.4 miliardë dollarë, njihet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për ndërtimin e universiteteve dhe spitaleve të ndryshme në Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut. Ai shprehet se ishte i interesuar të krijonte një muze të tillë, për të gjithë të apasionuarit e Budizmit.

Gjatë ceremonisë Li Ka-shing, shtoi se muzeu i ri synon që të ekspozojë simbolet dhe thelbin e budizmit. Muzeu mori tre vjet për të ndërtuar dhe përmban relike kryesisht të dhuruara nga Li ose kompania e tij, të cilën ai themeloi në vitin 1980.
Duke ju drejtuar më shumë se 2000 mysafirëve në ceremoni, politikania, Carrie Lam, tha se muzeu i ri që qëndron në mes të një natyre shumë të bukur, si ajo e Mansatirit Tsz Shan do t’i ofrojë të gjithë vizitorëve mundësi për të relaksuar mendjen.
“Koleksioni i paçmuar i statujave budiste, pikturave, gdhendjeve dhe strukturave të vendosur në Muzeun e Artit Budist, përfaqësojnë jo vetëm idealet dhe sferën kulturore të Budizmit, por gjithashtu do të jetë një pikënisje për programet turistike dhe aktivitetet kulturore. Kultura vizuale dhe letrare e muzeut, pa dyshim do të shërbejë si një hapësirë e qetë për reflektim dhe vlerësim të artit budist për qytetarët dhe vizitorët tanë “, shtoi ajo./CNN/

 

Më Shumë