Shkencë

Mutacioni i rrallë, një gjarpër me tre sy

Autoritetet australiane shpërndanë nëpër internet imazhet e një pitoni të vogël me një anomali të pashembullt. Gjarpri, 40 centimetra i gjatë ishte me tre sy. Ai u gjet në mes të një autostrade në veri të Australisë.

Imazhet u shpërndanë me shpejtësi dhe mes interpretimeve të shumta si shkak për këtë deformim të pazakontë komentuesit fajësonin ndotjen. Por, ekspertët australianë ndërhynë duke sqaruar se mutacionet tek gjarpërinjtë janë natyrale. Ato thonë se syri i tretë, i vendosur në majë të kokës së gjarprit dukej krejtësisht funksional.

Zvarraniku iu nënshtrua një skanimi të detajuar nga i cili biologët australianë nuk zbuluan shenja të formimit të dy kokave. “Ishte vetëm një kafkë me një sy tepër të vendosur në majë të saj dhe më e çuditshmja që të tre sytë funksionalë”, thanë ata.

Gjarpri i pagezuar me emrin "Monty Python"

“Çdo gjarpër i porsalindur pëson një mutacion, por ky është i rast i rrallë për shkak të përmasave. Nuk kam rastisur kurrë më parë një gjarpër me tre sy. Është një mutacion i çuditshëm, por jo edhe aq i pazakontë. Ne kemi një kobra me dy koka në laborator”, deklaron eksperti i gjarpërinjëve, Bryan Fry.

Fry sugjeron se syri i tretë mund të jetë “mbeturinë” e një binjaku të gjarpërit që nuk është formuar ende.

Fatkeqësisht, për shkak të anomalisë gjarpri nuk ushqehej dot dhe ngordhi vetëm pak ditë pasi u zbulua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë