Politike

Murrizi: Nuk e votojmë draftin zgjedhor PS-PD

Një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare, me saktë ata që kanë propozuar paralelisht në Kuvend një draft për ndryshimet kushtetuese nuk do të votojnë ligjin zgjedhor të miratuar mes konsensus mes partive kryesore në vend.

Iniciatori i ndryshimeve kushtetuese, deputeti Myslim Murrizi tha se drafti është i njëanshëm dhe se ai nuk do të mbështetet nga një pjesë e opozitës parlamentare.  

“Në mënyrë të fshehtë, si në 17 maj qenka dorëzuar një draft i njëanshëm i pazarxhinjve të 21 prillit të 2008. Zoti Balla nëse ju shkon në mend ju, Bashës, Monikës, Metës, Ramës që me paratë e pista që i keni marrë shqiptarëve të bëni një ligj për mos trafikimin, me vota të trafikuara në Kuvend  nuk do ia dilni dot. Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 viteve do ua hedhin në sy e do ua përplasin në sy shqiptarët.

Ky komision ka mbaruar mandatin në datën 30 qershor. Asnjë votë këtej nuk do ta merrni. Lërini pisllëqet me trafikime votash në këtë sallë. Nuk do t’iu pinë ujë paratë as ju dhe as vëllezërve tuaj. Zoti Balla ndani pazarin e pistë për vullnetin e 85% të shqiptarëve”, u shpreh Murrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë