Nga Gazeta ‘Si’- BE u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve që të vazhdojnë me planet e tyre të pushimeve dhe udhëtimeve, duke thënë se nuk kishte mungesë karburanti për avionë dhe se ata do të mbroheshin në rast se ndodhte ndonjë ndërprerje.
Komenti është bërë nga Komisioneri Europian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, gjatë një takimi të ministrave të transportit të bllokut, në Qipro.
“Deri më sot nuk kemi shenja të mungesës së furnizimit me karburant për avionë”, ka këmbëngulur Tzitzikostas, duke thënë se BE-ja do të paraqesë një plan javën e ardhshme për të adresuar këtë rrezik.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mos përmbahen nga bërja e planeve të udhëtimit dhe pushimeve.
“Nëse qytetarët tanë ose turistët potencialë nga vendet e treta nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt për të rezervuar udhëtimet dhe pushimet e tyre, një krizë do të na godasë më shpejt nga sa mendojmë dhe duhet të shmangim hyrjen në këtë spirale”, ka thënë Tzitzikostas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje