Shendet

Mungesa e dozave nga Astra Zeneca kërcënon planet e BE për vaksinimin e popullatës

Pritet që AstraZeneca të japë dhjetëra miliona më pak doza të vaksinës Covid-19 sesa ishte planifikuar në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, duke kërcënuar planet për të vaksinuar shpejt popullatat. Kompania ka deklaruar se shkak është mbingarkesa e prodhimit dhe shpjegoi se në një skenar më të keq AstraZeneca mund të jetë në gjendje të sigurojë vetëm rreth 30 milion doza për vendet e BE. Kompania ka deklaruar se po punon për të zvogëluar ndjeshëm këtë mungesë të mundshme dhe thotë se afërsisht 30 milion doza është minimumi që duhet të jetë në gjendje të japë.

Rendimenti i vaksinave mund të ndryshojnë shumë në varësi të hapave të ndërmarra gjatë javëve në vijim. Por kjo mungesë vaksinash ka ngritur alarm në qytetet evropiane, të cilat po garojnë për të përshpejtuar vaksinimet që janë mbrapa vendeve të tjera perëndimore, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Ky është një tjetër lajm i keq, pas asaj që Pfizer Inc dhe BioNTech vendosën javën e kaluar mbi ndërrmarjet për të shkurtuar sasinë e dërgesave të planifikuara të vaksinave. 
AstraZeneca bashkëpunoi me Universitetin e Oksfordit për të nxjerrë në treg vaksinat dhe fillimisht nisi me idenë për të furnizuar Britaninë e Madhe, ndërkohë tashmë e gjithë Evropa po mbështetet shumë tek vaksina AstraZeneca për të arritur një pjesë të gjerë të popullsisë së saj.

Komisioneri Evropian i Shëndetësisë Stella Kyriakides shkroi në Twitter se mungesa e pritshme e dozës së AstraZeneca po vë në rrezik kontratën e dorëzimit që kompania kishte premtuar. Ajo tha se Komisioni Evropian do t'i kërkojë AstraZeneca më shumë informacion në mënyrë që vendet të mund të planifikojnë se si do të zhvillojnë  vaksinimet.
Ndërkaq kompania ka deklaruar se po përpiqet të zhvillojë disa doza që mund të jenë gati në fillim të shkurtit.

Burimi:The Wall Street Journal/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë