Ekonomi

“Mund të pezullojmë koncensione të tjera. Në një muaj e gjysmë do të humben 60 mijë vende pune”

Minsitrja e Financave Anila Denaj e ftuar në edicionin e lajmeve të Euro News Albania deklaroi se me përshkallëzimin e situatës mund të ketë edhe pezullime të tjera të koncesioneve të cilat nuk po realizojnë punë për shkak të situatës.

Anila Denaj, Ministre e Ekonomisë dhe Financave

Minsitrja Denaj gjithashtu parashikon që në një muaj e gjysmë bllokim të aktiviteteve ekonomike do të humbasin 50-60 mijë vende pune.

“Kemi pezulluar Milto-Balldren, po ashtu edhe sterilizimin dhe kontratën e laboratorëve që nuk ka nisur ende. Në paketën e dytë të shpëtimit dhe rishikimit të buxhetit do të shikohet më tej se ku mund të ndërhyjmë.”- tha ministrja Denaj.

Ajo pranoi se është e pashmangshme që me këtë kolaps ekonomik ku gati gjithçka  është bllokuar, të mos ketë humbje të vendeve të punës.

“Ka të bëjë me një impakt të padëshiruar situate. Edhe fondi i garancisë sovrane, i cili nuk është i detyruar, por një marrëdhënie kontraktuale mes dy klientëve, biznesit dhe bankës, u ofrua për këtë qëllim që bizneset të mos largojnë punonjësit nga puna. Por jemi koshient që do të ketë një rritje të numrit të të papunëve. Në 50 mijë -60 mijë persona në 1-1,5 muaj. Por nëse situata zgjat, parashikimet do të zgjerohen”- shprehet Ministrja e Financave.

Ajo u kërkoi bizneseve që të respektojnë Kodin e Punës e veçanërisht nenin144.

“ Nuk nuk dua të shkoj tek neni 148 që flet për pushimet kolektive. Ka një zgjidhje që të mos largojnë punonjësit; të ulin rrogat e tu ofrojnë punonjësve rroga minimale deri në normalizimin e situatës”- shpjegoi ministrja Denaj.

Ministrja sqaroi më tej se për sektorin që aktualisht është më i prekuri dhe numëron më shumë punonjës, ai fason, qeveria ka menduar të ndërhyjë për të ridimensionuar kontratat. “Ne sot po diskutojmë që për industrinë fason të bëjmë një shndërrim për kontratën e porosisë, nga për rroba që nuk po kërkohen aktualisht në Itali si pasojë e epidemisë, në prodhim të maskave apo produkteve të tjera që ka nevojë tregu aktualisht për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo bëhet për të mbajtur njerëzit në punë, jo me fond page, por me sigurim të punës.”- tha ministrja e financave.

Denaj tha se biznesi duhet të vazhdojë të paguajë të gjitha detyrimet dhe arka e shtetit pati të ardhura më shumë se ç’ishte parashikuar.

“Marsi qe i kënaqshëm; 5,5 mld diferencë me planin. Humbja më e vogël se ç’kisha parashikuar. Marsi është një periudhë e lidhur me disa pagesa të mëparshme si ç’është edhe tatimfitimi.”- tha ajo.

Ministrja deklaroi se nëse situata do të përmirësohet dhe trendi I të infektuarëve të rinj do të vijë në rënie, bizneset do të happen të gjithë  deri në fund të majit, por kjo do të ndodhë në  mënyrë të përshkallëzuar.

Më Shumë