Lajme

Mund të ikte jashtë, i sekuestrohet pasaporta Marsida Qatjas

Pas vendimit për të nisur zyrtarisht hetimet për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit dhe plagosjes së Bledar Toçi në shtëpinë e saj në Kavajë, Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë pasaportën e 30-vjeçares.
Mësohet se Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani.
Por, tashmë ndaj saj është regjistruar procedim penal pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj dhe ka kërkuar “detyrim paraqitje”, por gjykata ende nuk ka dhënë vendim për masën e sigurisë.
Prokuroria ka regjistruar çështjen në ngarkim të Qatjas për nenin 285/1 të Kodit Penal, që është “përshtatje të ambienteve për konsumim droge”, akuzë për të cilën Qatja mund të rrezikojë pesë vite burg. Më 9 tetor në banesën e Qatjas u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Ky i fundit është shefi i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë