Futboll

Muçi largohet nga Tirana, transferohet në Poloni

Ernest Muçi largohet nga skuadra e Tiranësku u rrit, shpërtheu e fitoi titullin kampion për të bërë një hap të madh në karrierë.

Ka qenë vetë klubi bardheblu që e  ka njoftuar këtë nëpërmjet faqes zyrtare, ku bëjnë me dije se lojtari do të vazhdojë karrierën te klubi polak i Legia Varshavë.

POSTIMI – ""Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci.

Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi""- thuhet në njoftimin e klubit.

Nga ana e klubit polak janë ofruar 500 mijë euro dhe 10% të kartonit. Gjysmat e parave paguhen tani dhe gjysma muaj më vonë. Do të ketë bonus për gol, për Europën, për Champions-in e me radhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë