Moti

Muaji mbyllet me temperatura të larta

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik është aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë ku priten reshje shiu në fillimin e pranverës meteorologjike.

E Martë, data 28 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu pasdite në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     4/14°C
Zona e ulët         6/22°C
Zona bregdetare 10/20°C

E Mërkurë, data 01 Mars 2023

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar në veriperëndim, më pak reshje Juglindja. Era do të jetë me drejtim Jug- me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     5/10°C
Zona e ulët         8/18°C
Zona bregdetare 10/18°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë