Sociale

MSH: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID-19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me Covid-19, duke e çuar në 46 numrin e viktimave në vendin tonë.

Ministria thotë se pacienti ishte i shtruar në spital në spital prej disa ditësh, në terapi intensive.

Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si Diabeti dhe Policitemia dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv nuk ka arritur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, janë 46 qytetarë që kanë humbur betejën me COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë