Sociale

MSH: 8 raste të reja me Covid-19, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në bashkitë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë