Sociale

MSh: 2 të vdekur dhe 108 raste të reja në 24 orët e fundit

Mjekja Gentiana Qirijako ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, si pasojë e Covid-19 të moshave, 62 vjeç nga Kurbini dhe  68 vjeç nga Librazhdi,  me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Në 24 orët e fundit  janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në  Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar," shpjegoi Qirijako.

Më tej mjekja nuk harroi të përsëriste këshillat e distancimit social,mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e higjienës, gjithashtu edhe numrat e kontaktit për personat që kërkojnë informacion si 0800 40 40 apo numrin e Urgjrncës Kombëtare për personat që kanë simptoma dhe dyshojnë për Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       2658

Durrës         590

Shkodër      381

Elbasan       309

Lezhë        295

Fier        259

Korçë         246

Vlorë          204

Kukës             155

Berat          112

Dibër            96

Gjirokastër      76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë