Futboll

Mourinjo rekord në ‘Air Albania’, fitues i 3 Kupave të ndryshme

Gazeta Si - Trajneri i Romës ka fituar më parë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. Me fitimin e Ligës së Konferencës në Tiranë Mourinjo vendos një rekord. I pagabueshëm portugezi në finale.

Dy Champions me Porton dhe Interin, një Kupë UEFA me Porton dhe një Europa Ligë me Mançester Junajtid. Ja ku vjen edhe Liga e Konferencës me Romën. Një rekord.

Teorikisht duhej të ishin 4 trofe të ndryshëm, por Kupa UEFA konsiderohet e njëjtë me atë që portugezi ka fituar me Mançesterin.

Tre turne europianë të ndryshëm të fituar nga Mourinjo, ashtu si Trapatoni. Italiani ka fituar Kupën e Kampionëve '85, Kupën e Kupave '84 dhe Kupën UEFA '77 dhe '93 me Juventusin dhe '91 me Interin.

Po kështu ka bërë edhe Latek, trajneri gjerman që deri tani ishte i vetmi që ka fituar tre trofe europianë me tri skuadra të ndryshme (Bajern '74, Barcelona ’82 dhe Borusia Mënshengladbah ‘79). Ky rekord i tij tani është thyer nga Mourinjo.

Me suksesin e arritur në Tiranë, portugezi shkon në 26 trofe të fituar në karrierë. Tani është në vend të 5-të për trofetë e fituar.

Mourinjo fiton kudo. Gazeta Si, 25 maj 2022

Kryeson Aleks Ferguson me 49 trofe, i ndjekur nga Mirçea Luçesku (34), Pep Guardiola (32) dhe Valeri Lobanovski (27). Pas Mourinjos vijnë Otmar Hitzfeld (25), Jock Stein (25), Xhovani Trapatoni (22), Valter Smith (22) dhe Arsen Venger (21).

Një rekord më shumë i një karriere autentike si legjendë e futbollit botëror. Pas fitores në Tiranë, Mourinjo ka theksuar se do të qëndrojë te Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë