Futboll

Motivimi special para Juves: Më mirë një shigjetë në gjoks se në prapanicë

Aspekti psikologjik ka të bëjë shumë në futboll. Nëse lojtarët kanë motivimin e duhur, mund ta arrijnë më lehtë objektivin e tyre dhe stafet teknike punojnë shumë për këtë pjesë. Trajnerit të Atletiko Madrid, Diego Simeone, ia bën punën më të thjeshtë zëvendësi i tij, German Burgos. Argjentinasi ka zgjedhur Instagramin për t’i motivuar futbollistët para dy ndeshjeve të radhës, me Real Sociedad në La Liga dhe me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

“El Mono”, siç e thërrasin në Spanjë, njihet për personalitetin e tij të ashpër. Ai u është drejtuar lojtarëve me disa fjali vërtet interesante. "Duhet t’i luajmë këto dy ndeshje si dy finale. Ne përgatisim finale dhe jo ndeshje! Kur një futbollist e kupton këtë mesazh, është shumë më afër arritjes së objektivit. Ajo që futbollistët duhet të kuptojnë një herë e mirë ka të bëjë me këtë fjali: ‘Është më mirë të vdesësh me një shigjetë në gjoks, se me një shigjetë në prapanicë’. Duhet të japësh jetën për shokët dhe t’i çosh ata te suksesi".

Diego Simeone dhe ndihmësi i tij, Burgos. Gazeta Si, 11 shtator 2019

Patjetër që futbollistët e Atletikos e kanë kuptuar drejt mesazhin e trajnerit të tyre. Juventusi është i paralajmëruar. Atletiko Madrid dhe Juventusi ndeshen të mërkurën e ardhshme në “Wanda Metropolitano”, një ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë