Moti

Moti, stuhitë e rrebeshet e shiut nuk do të zgjasin

Ashtu sic pritej i nxehti që përjetuam u largua për shkak të hyrjes së masave ajrore më të freskëta nga Europa Veriore.

Në pjesën e parë të ditës vendi ynë do të përfshihet nga stuhi dhe rrebeshe shiu. Pasdite reshjet do të zhvendosen në jug-lindje të vendit. Kjo situatë do të sjellë edhe rënie të temperaturave me 10 deri në 15 gradë.

Në zonat malore temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 17 gradë, në zonat e ulta 11 deri në 24 dhe në bregdet nga 14 deri në 25 gradë celcius.

Nga dita e nesërme do të rikthehet mot i qëndrueshëm me diell. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë, duke qëndruar në mesataren e muajit, ndërsa dita e diel sërish do të jetë e paqëndrueshme, ku në zonat malore do të ketë reshje lokale shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë