Moti

Moti i qëndrueshëm, temperaturat në rritje

Mbizotërimi i fushës me presion të lartë atmosferik në Evropën qendrore po na garanton ende mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Enjte, data 16 Shkurt 2023

Këtë të enjte moti ka qenë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje. Në mbrëmje vonë parashikohen vranësira në shtim mesatare në zonën veriperëndimore. Era ka drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi ka qenë i forcës 1-2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat kanë vijuar rritjen.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -3/12°C
Zona e ulët         -1/17°C
Zona bregdetare 6/16°C

E Premte, data 17 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pakësohen duke ia lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -2/11°C
Zona e ulët         2/17°C
Zona bregdetare 8/16°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë