Moti i keq me reshje bore ka shkaktuar probleme edhe në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Me anë të një postimi në Facebook, aeroporti njofton se pista ka qëndruar e mbyllur deri në orën 07:00 të mëngjesit. Gjatë ditës së sotme priten vonesa të pacaktuara të fluturimeve.
"Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00. Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike. Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër.", njofton aeroporti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.