Moti

Moti i keq, dëbora rëndon situatën në jug të vendit

Në orët e mbrëmjes janë shtuar ndjeshëm reshjet e dëborës në disa prej akseve rrugore të vendit, ku qarkullimi i automjeteve është më I madh.

Në Tepelenë dhe Gjirokastër trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra. Në Frashër të Përmetit rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Më problematike është situata në Gjirokastër, ku rruga Taroninë-Qafë-Bardhë është bllokuar. Në bashkinë Memaliaj është zhbllokuar rruga në njësinë administrative Buzë.

Në bashkinë Libohovë, njësinë administrative Zagorie lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës.

Në njesinë administrative Picar, segmenti rrugor Rehovë-Golem i bllokuar. Rrugët nacionale janë të kalueshme. Segmenti Erind-Çajup kalohet vetëm me zinxhirë.

ARRSH njofton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes, duke trajtuar me kripë dhe pastruar rrugët nga bora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë