Shendet

Moti i acartë, "Shmangni daljet në mëngjes e darkë vonë"

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer vendin këto ditë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ISHP thotë se duhet të shmanget qëndrimi jashtë në këto ditë të ftohta.

Ndër të tjera thotë se duhen shmangur daljet në mëngjes dhe darkë vonë.

Sa i përket ushqimit në këto ditë, ISHP thekson se duhet të konsumohen ushqime të ngrohta dhe sa më shumë lëngje.  

https://www.facebook.com/1403099393317094/photos/a.1787432618217101/2228664080760617/?type=3&theater

Sipas ISHP, disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:
- Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite).
Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë.
-Dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë.
-Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë.
-Shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.

  • Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, sklerodermia etj..
    -Fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull.
    -Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime (prerje) të tyre.
    Nëse sëmureni me grip apo një nga virozat e stinës:
    -Përdorni medikamente për të ulur temperaturën- Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë dhe është mjaft rebele, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes.
    -Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, blin etj. dhe ajrosni herë pas here ambientet.
    -Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule), fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve. Disa ushqime me veti anti inflamatore apo antimikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare janë: xhinxheri, mjalti, hudhra, qepa, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët e pjekura, ekinacea etj.,

Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.
- Mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut.
- Në rastet kur temperatura e pacientit vazhdon të mos bjerë, fillon të shfaqet vështirësia në frymëmarrje, dhimbje veshi, fyti, koke, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes, për të cilin duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.
- Nëse keni probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, scleroderma etj., nuk duhet të dilni nga shtëpia pa përdorur kremrat e këshilluar nga mjeku dhe duhet të mbani sa më ngrohtë pjesët e ekspozuara duke përdorur dorashka leshi, shall, kapuç etj..
- Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa harxhon dhe ju do të filloni të vuani nga ulja e temperaturës trupore e me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur, të mpirë dhe konfuzë. Kjo, pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru, ai fillon të mos mendojë qartë dhe pastaj lëvizjet fillojnë të ngadalësohen, deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35° C deri në ngrirje. Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës dhe nënlëkurës në ekstremitete (kokë, këmbë e duar) dhe zonat më të ekspozuara si fytyra, veshët, etj. Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen pjesët e ngrira, por duhet të futeni menjëherë në një ambient të ngrohtë dhe të pini pije të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit, duke evituar përdorimin e alkoolit. Kujdes, nëse lëkura merr ngjyrë të zbehtë deri në të verdhë- jeshile, pasi mund të shkojë deri në gangrenizim që kërkon dhe amputimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë