Moti

Mot i thatë, temperaturat nuk ndryshojnë

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik duke mbajtur mot të thatë me mungesë të reshjeve në vendin tonë. Moti sot ka nisur me mjegull të dendur në Jug, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat: Zona malore 0- 12, Zona e ulët -1 - 19, Zona bregdetare 8 - 20 Gradë celsius. Ditën e enjte moti do të jetë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta në Juglindje. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë