Lajme

Mot i qëndrueshëm, por me vranësira në zonat malore

Vendi ynë sot do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në relievet malore.

Temperaturat do të jenë tipike të verës, në zonat malore 14/28 gradë celsius, zonat e ulëta 17/34 gradë celsius, zonat pranë bregdetit 19/32 gradë celsius.

Era do të jetë e lehtë edhe deti do të jetë i qetë dhe pak i dallgëzuar.

Ditën e diel moti do të vijojë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë të larta, duke u luhatur nga 32 gradë celsius në veri deri në 35 gradë celsius në zonat e ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë