Moti

Mot i paqëndrueshëm / Vranësira dhe reshje shiu në veri, temperaturat s’do të ndryshojnë

Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po ndikojnë pellgun e Mesdheut duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E mërkurë, 3 janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga  reshje shiu lokale në zonën veriore në mesditë, zona qendrore dhe lindore me vranësira dhe kthjellime të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      4/11°C
  • Zonat e ulëta      8/15°C
  • Zonat bregdetare 10/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 03 Janar 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 6°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E enjte, 4 janar 2024

Në vendin tonë moti do të me vranësira të pasuara nga  reshje shiu dhe rrebeshe  lokale në zonën veriperëndimore, më pak reshje në juglindje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      3/10°C
  • Zonat e ulëta      8/17°C
  • Zonat bregdetare 12/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë