Moti

Mot i paqëndrueshëm, temperatura të larta dhe stuhi

Dita e sotme do të dominohet nga vranësira mesatare deri të dendura, ku në zonën e Shkodrës do të ketë shi me stuhi për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes edhe në mesditë.

Zona malore 14/29 gradë celsius.

Zona e ulët 16/32 gradë celsius.

Zona pranë bregdetit 19/32 gradë celsius.

Ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndreshëm me vranësira dhe reshje shiu me stuhi të përqëndruara në veriperëndim dhe verilindje. Era do të jetë me intesitet të lartë me shpejtësi mbi 20 m/sek dallgëzimi do të jetë 5-6 ballë. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë