Moti

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë paradites, pasdite shi

Priten rritje të temperaturave duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të ngrohtë përgjatë gjithë paradites, ndërsa orët e pasdites sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm ku herë pas here në juglindje do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërkohë situata termike do të sjellë rritje të temperaturave në vlerat minimale, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera min deri në 22°C vlera max në rang territori e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë