Rrymat e ftohta nga gjerësitë veriore të Europës do të jenë të pranishme në fillimin e javës duke sjellë rënie të temperaturave në vendin tonë.
E Hënë, data 30 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime në perëndim dhe mjegull të ngrirë në verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -5/6°C
Zona e ulët -3/12°C
Zona bregdetare 4/14°C
E Martë, data 31 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime në perëndim dhe vranësira me reshje bore në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/4°C
Zona e ulët -1/12°C
Zona bregdetare 6/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.