Vizatimore

Mos u çudisni, s’janë reale por imazhe macesh thurur me gjilpërë

Teknika tradicionale e thurjes me gjilpërë po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e artistëve te tekstilit, duke sjellë kështu punime shumë të veçanta nga duart e tyre.

Një ndër këto është edhe artistja japoneze Wakuneco e cila portretizon imazhe të mahnitshme macesh vetëm me materiale prej leshi. Artistja përdor lesh të ngjyrave të ndryshme dhe krijon portretet e maceve , vetëm me teknikën e qepjes me gjilpërë. Gjithë kjo punë për t'u realizuar ashtu siç ajo e sheh ne foto apo realitet portretin i merr gati një muaj kohë.

Artistja ka zbuluar se porositë që i vijnë me shumë janë pronarët e këtyre kafshëve shtëpiake, të cilët duan ta kenë mikun e tyre të veçantë edhe të portretizuar nga dora e artistes. Punën e saj të mahnitshme artistja e publikon  në rrjetet sociale, por po të shikoni profilin e saj në Instgram, imazhet që ajo ka publikuar ngjasojnë njësoj si te jenë portretet reale të shkrepura me aparat fotografik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë