Ushqim

Mos e gjykoni një ushqim nga paketimi! Si na e hedhin kompanitë për të na treguar se hamë “mirë”

Nga Ellie Krieger - Herën tjetër kur të merrni një ushqim nga rafti i dyqaneve të ushqimit, duke menduar se është një zgjedhje e shëndetshme, shikoheni përsëri përpara se ta merrni në karrocën tuaj. Ju mund të josheni më shumë nga paketimi i një produkti më shumë se sa nga vetë produkti. Që nga ngjyra e deri tek forma, ka një sërë elementësh specifike të dizajnit të paketimit të ushqimeve që mund të kenë një ndikim në zgjedhjen tuaj.

Shishe të holla dhe transparente

Nuk është rastësi që shumë pije të cilat përshkruajnë që nuk kanë shumë kalori, ose uji me gaz, janë në shishe të holla dhe transparente. Kjo bën që të mendojmë se produkti ka shumë pak kalori. Produkte të tilla mund të jenë të shëndetshme, por zakonisht ky është një truk i përdorur shumë nga kompanitë dhe është më mirë t’i shmangni, ose t’i lexoni përshkrimet e produkteve të tilla.
Imazhe të fushave të gjelbra, fermave, drithërave të ndryshme dhe frutave
Imazhet e tilla në pakot e produkteve, zbulojnë më shumë rreth asaj që prodhuesit dëshirojnë që të tregojnë për mallrat që tregtojnë. Blerësit mendojnë se produktet e tilla janë të freskëta, ose të papërpunuara, ndërkohë që përshkrimi mund të tregojë një tjetër gjë.

Ngjyra të lehta
Kur prodhuesit dëshirojnë të krijojnë përshtypjen se ushqimi i tyre është shumë i shëndetshëm, ata kanë tendencën të përdorin ngjyra të lehta në paketimin e tyre. Sipas studimeve të ndryshme, ngjyrat e lehta në produkte i bëjnë njerëzit të mendojnë se edhe ushqimet janë më të mira. Ngjyra e paketimeve, mund të ndikojë në perceptimin tonë, deri në pikën që ne nuk do të mendojmë me logjikë, për të bërë zgjedhjen e vlefshme dhe të duhur.

Paketimi me letër në ngjyrë kafe
Gjithashtu edhe paketimi që konsiderohet ekologjik, si qelqi, kartoni ose letra kafe na bëjnë të besojmë që ushqimi ka një cilësi shumë të lartë dhe është shumë i shëndetshëm. Meqenëse konsumatorët po fillojnë të bëhen humb të ndërgjegjshëm për mjedisin, prodhuesit po fillojnë të paketojnë produktet në këtë mënyrë, duke i vendosur edhe një çmim më të lartë produkteve.

Paketimi transparent
Një dizajn tjetër që po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorur është materiali transparent, i gjithë paketimi ose një pjesë e vogël e paketimit. Hulumtimet tregojnë se ushqimet në pako transparente perceptohen nga blerësit me një cilësi më të lartë dhe më të shëndetshme se produktet me pako të errëta.

Të gjitha së bashku, këto teknika të paketimit nuk janë gjithnjë me qëllim të keq, por ndonjëherë mund të marrim produktin që duam. Kështu që për të qenë një konsumator i zgjuar, mos e gjykoni një ushqim nga paketimi i tij. Të paktën, bëheni zakon tuajin që të lexoni përshkrimin e produkteve përpara se ta merrni. /The Washington Post/

*Ellie Krieger është një nutricioniste e cila herë pas here shkruan shkrime informuese për sa i përket produkteve ushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë