Futboll

Morata i jep leksione goli gratis Juventusit, Atletiko bën ligjin

Gazeta Si – Në ndeshjen e fundit miqësore para kampionatit, Juventusi nuk ishte në asnjë moment në lojë. Shumë prapa në planin e lojës dhe gjendjen fizike. Skuadra është ende e pakompletuar, humbja 0-4 tregon shumë gjëra.

Qielli mbi Kontinasa paralajëmronte stuhi shiu. Por edhe ‘stuhi’ golash nga Atletiko Madrid, që fitoi 0-4 ndaj Juventusit të Alegrit. Tripleta e Moratës dhe një gol i Kunjës kanë ngritur një alarm të fortë te bardhezinjtë 8 ditë para ndeshjes së kampionatit.

Miqësoret nuk japin pikë, por ofrojnë tregues të çmuar. Mesazhi që dha kjo miqësore është se pas situatës me dëmtimet, Juventusi ka nevojë për të tjerë lojtarë që të luftojë për tituull.

Në ndeshje mungoi edhe Kean, jashtë për motive disiplinore. Sulmnuesi u paraqit me vonesë, ndërkohë që mungonin edhe Pelegrini dhe Kuadrado.

Morata, që trajneri Alegri e kërkoi aq shumë të rikthehej, luante në sulm me Zhoao Feliks. Pas një kundërsulmi Morata do të shënonte golin klasik të ish-it. Mbrojtja e Juves gabon gjithçka.

Spanjollët janë zotër të fushës, kurse të besuarit e Alegrit nuk bëjnë asnjë gjuajtje në portë. Morata godet sërish në kundërsulm, duke lënë Bremerin si biril.

Në pjesën e dytë shënon edhe golin e tretë personal. Me sa duket, donte ta merrte topin nën shtëpi. Në fund edhe goli i 4-t i Atletikos, që ‘vulos’ disfatën e Juventusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë