Gazeta Si - Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Apelin e GJKKO, ku do të kërkojë heqjen e sekuestros për vilën e saj dhe të nënës, por ajo që ka rënë në sy, është se deputetja mbështetej në një bastun teksa ecte.
E pyetur nga gazetarët mbi arsyen se përse ka bastun me vete, Kryemadhi u përgjigj: “Kështu e ka jeta!”, ndërsa ka shtuar se nuk është rrëzuar.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.