Media Galeri

Momente terrori në aeroport, dy avionë rrezikojnë të përplasen në pistë

Një moment terrori ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi, me dy avionë që rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë.

Avioni i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje. Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë