Treg

‘Moment historik për financën’, Komisioni amerikan miraton Bitcoin për tregtim në bursë

Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë, SEC, miratoi tregtimin e Bitcoin si një fond i tregtueshëm, ETF, për ta bërë të aksesueshëm lehtësisht nga kushdo.

Vendimi pritet të sjellë krijimin e disa portofoleve të mëdha të Bitcoin si ETF, nga kompania Grayscale që mban 29 mld dollarë në kriptomonedhë, si edhe nga gjiganti BlackRock, iShares dhe Fedility. Sot, (11 janar) nisin tregtimet e para.

Miratimi është një event historik për financat.

“Ne mendojmë se miratimi nga ana e SEC është një dritë jeshile edhe për institucionet. Ne kemi folur me to dhe janë tepër të interesuar”, tha drejtoresha e Ark Invest, Cathie Wood.

Lajmi u njoftua në ditë pasi llogaria e SEC në rrjetin X u hakerua dhe hakerët postuan një lajm fals se ‘Komisioni miraton Bitcoin si ETF’.

Rregullatori ka vite që kundërshton miratimin e BTC si një fond që mund të tregtohet në bursë.

Gary Gensler, kreu i këtij komisioni tha pas njoftimit se miratimi nuk duhet të shihet si një sinjalizim për ta quajtur Bitcoin një letër me vlerës, apo me shpresën se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe për kriptot e tjera.

Miratimi vjen një vit pasi industria e kriptove u përball me disa ngjarje fatkeqe që lanë në burg përjetë ish-kreun e FTX, Sam Bankman-Fried dhe gjobiten kompaninë Binance./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë