Futboll

Modriç fiton Topin e Artë: E ëndërroja që fëmijë

Pas 10 vitesh dominim më në fund është thyer binomi Ronaldo-Mesi. Topi i Artë për vitin 2018 është fituar nga mesfushori kroat Luka Modriç. Pas triumfit si lojtari më i mirë i kampionatit botëror dhe lojtari i sezonit nga Uefa, kroati merr në palmaresin e tij një tjetër trofe shumë të rëndësishëm. Modriç bëhet kështu lojtari i parë kroat në histori që arrin të fitojë Topin e Artë.

https://twitter.com/francefootball/status/1069701827648729088


Pas triumfit në fjalët e tij të para Modriç ka qenë shumë i emocionuar dhe ka thënë se ky moment ka qenë një ëndërr shumë e madhe për të. Ai falënderoi shokët e tij te Real Madrid dhe Kroacia për sezonin e shkëlqyer që bëri.

https://twitter.com/lachainelequipe/status/1069702253232173057

Jam i lumtur dhe shumë krenar. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmon të jem ky që jam sot. Kur isha fëmijë ëndërroja të fitoja sa më shumë trofe. Por Ballon d’Or është më shumë se një ëndërr.”- u shpreh futbollisti kroat.

https://twitter.com/lachainelequipe/status/1069702974681825280

Modriç ka mposhtur konkurencën e ashpër të portugezit Kristiano Ronaldo dhe dy francezëve Antoni Grizman dhe Kilian Mbape. Ndërkohë Lionel Mesi është mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen në “Top 5” të këtij edicioni të Topit të Artë.

https://twitter.com/francefootball/status/1069693153840631808

Në futbollin e femrave, Topi i Artë u fitua nga Ada Hegerberg. Futbollistja norvegjeze bëri një sezon shumë të mirë me ekipin e saj Olimpik Lion dhe ekipin kombëtar të Norvegjisë.

https://twitter.com/francefootball/status/1069695168910114821


Trajneri më i mirë shkoi për kampionin e botës, Didier Deshamps. Ndërkohë nuk është larguar pa një çmim edhe sulmuesi francez Kilian Mbape që ka fituar për herë të parë çmimin Kopa. Ky trofe individual u dha për herë të parë në histori dhe iu dha 19-vjeçarit francez si futbollisti më i mirë Under-21.

https://twitter.com/francefootball/status/1069686359336595457

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë