Jete & Stil

Modeli i pantallonave që po konkuron xhinset

Nëse jeni mërzitur nga xhinset, është koha të hiqni dorë, pasi edhe trendi i tyre po konkurohet nga ato që njihen si ‘biker pants’.

Të gjitha blogeret e njohura, i kanë zgjedhur për t’i kombinuar me bluza të holla, pulovra, xhupa dhe xhaketa të ndryshme.

Duket se kjo lloj prerje është për ҫdo lloj siluete, ndaj edhe mund t’i keni ndeshur disa herë jo vetëm nga vajzat e modës, por edhe te personazhet e njohur.

Gjatë këtij sezoni, këtë model pantallonash mund ta ndeshni me ngjyra nga më të ndryshmet, duke filluar që nga lëkura e zezë e deri të ngjyrat e ndezura.

 

Më Shumë