Futboll

Mjeshtri i merkatos, 10 goditjet më të bujshme të Galianit

Nëse do të jepej një top i artë për drejtorët sportive, me siguri që Masimo Galiani do e kishte fituar shumë herë në karrierën e tij 30-vjeçare te Milan. Ish-administratori i deleguar i Milanit në gjithë jetën e tij si drejtues ka bërë disa blerje të bujshme lojtarësh. Nga trio e holandezëve magjik, e deri te Shevshenko e Tiago Silva, janë vetëm disa prej blerjeve më të bujshme të Galianit te Milani, që në 3 dekada i dhuruan klubi kuqezi një mal me trofe.

Roberto Donadoni 1986

Ai ishte blerja e parë e Berluskonit si president i Milanit. Për Donadonin, Galiani i pagoi Atalantës, 10 miliardë lireta. Milani e fitoi me orën garën për Donadonin kundër Juventusit, dhe ende mbahet mend shprehja e ish-presidentit të Juventusit, avokat Agnelli që në atë kohë pati thënë: "Berlusconi e ka goditur futbollin, duke e kthyer atë nga një sport në një shfaqje televizive, blerja e Donadonit është shmebulli më i qartë. Asgjë nuk do të jetë njësoj si më pare."

Marko Van Basten 1987

Në listë i dyti si një blerje që ende mbahet mend është djaloshi i artë holandez, Marko Van Basten. Pasi kishte marrë Rud Gulit për 13.5 miliardë lireta nga PSV, Galiani në 1987 mori edhe Van Basten te Milan, por këtë herë me një transferim falas, duke paguar vetëm kompensimin e Ajaksit prej 1.75 miliardë, si klubi që e kishte rritur. Van Basten më pas do të konfirmohej si një nga sulmuesit më teknikë dhe më të fortë në historinë e futbollit që me Milanin fitoi gjithçka.

Frenk Rajkard 1988

I treti është sërish një holandez, Frenk Rajkard. Treshja e tulipanëve është përfunduar në vitin 1988 me mesfushorin që erdhi nga Sporting Lisbona për 5.8 miliardë lireta. Përtej forcës së Rajkard, i cili ishte akoma një mbrojtës qendror në atë kohë, blerja e tij ka hyrë në histori sepse Braida u largua nga zyra e Sporting me kontratën në pantallonat e tij, për të shmangur zemërimin e tifozëve portugezë, të mërzitur nga largimi i Rajkard.

Zhorzh Ueah 1995

I katërt në këtë serinë e sukseseve të Galianit ishte një fitues i topit të artë. Pasi mori Saviçeviç dhe Boban, në vitin 1995 Galliani solli ne Milanelo, Zhorzh Ueah. Te Paris Saint Germain, që Milan e kishte eliminuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve shkuan 11 miliardë lireta. Presidenti aktual i Liberisë ndër të tjera me kuqezinjtë shënoi një edhe nga golat më të bukur në historinë e kampionatit, në një përballje kundër Veronës.

Andri Shevçenko 1999

25 milionë dollarë të paguara Dinamos  së Kievit për Shevçenkon, i cili gjithashtu do të bëhej një nga ikonat e kuqezinjve. Ukrainasi me 24 golat e tij do të bëhej i pari lojtarë i huaj pas Platini që u bë golashënuesi më i mirë i kampionatit që në sezonin e parë në Serie A.

Andrea Pirlo 2001

Me futjen e Berluskonit në politikë në mesin e viteve 1990, shumë detyra kyçe të Milanit iu deleguan Galianit. Përveç Gatuzos, Pirlo erdhi nga Inter në 2001 për 35 miliardë lireta. Dëmtimet e pësuara nga disa mesfushorë, bën që Ancelotti të provonte Pirlon përpara mbrojtjes. Që nga ai moment Andrea qëlloi të ishte vendimtar në shumë trofe.

Kaka 2003

Në 2003 vjen një tjetër goditje e firmosur nga Galliani. Kakà u ble për 8.5 milion dollarë dhe rezultoi të ishte një talent i pastër që solli sezone të tjera fituese për Milanin. Do të rishitej në vitin 2009 te Real Madrid për 65 milionë euro. Ashtu si në rastin e Shevës, rikthimi te kuqezinjtë, i vendosur nga Galiani me një goditje në ditën e fundit të merkatos në vitin 2013, që do të rezultonte një dështim.

Tiago Silva 2009

Në vitin 2009 kuqezinjtë kishin bllokuar marrjen e Thiago Silva. Vetëm 10 milionë dollarë u paguan te Fluminense. Në fillim Galiani do të pranonte ta linte atë në Brazil edhe për gjashtë muaj të tjerë. Në vitin 2012 mbrojtësi do të shkonte te PSG për 40 milionë.

Zlatan Ibrahimoviç 2010

Në vitin 2010 duke pasur marrëdhënie të mira me Mino Raiolën, Galliani bindi Barcelonën për ta marrë me këste, edhe pse Ibrahimovic kishte zbritur nga Interi një vit më parë për 70 milionë. Zlatan, do të ishte vendimtar për të fituar kampionatin 2011, i fundit i Milanit.

Mario Baloteli 2013

Në janar 2013 Galliani bëri një tjetër goditje në merkato, duke sjellë te Milan një tjetër ish-lojtar të Interit. Për Mario Balotelin Milani i pagoi Mançester Sitit 20 milionë euro plus 3 bonuse. Dhe në muajt e parë Balo tregoi aftësitë e tij, pastaj humbi në gafat e tij të zakonshme deri në shitje në verën e vitit 2014 te Liverpul.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë