Sociale

Mjekja e Infektivit: Janë shtuar pacientët në mosha të reja dhe pa sëmundje

Mjekja Migena Qato nga Spitali Infektiv është shprehur se po përballen me një pandemi të përmasave që asnjëherë më parë nuk ishim përballur.

“Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për ne pasi kemi evidentuar që numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq dhe nuk po përballemi me me pacientët që ishim mësuar. Me moshat me probleme shëndetësore, me moshat delikate dhe tani dominojnë për fat të keq edhe moshat e reja,” tha mjekja.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/906054623237936/

Qato shton më tej se  këta persona kanë qenë të paprekur nga sëmundje të tjera më përpara dhe thotë se tani është pikërisht koha që duhet të jemi shumë të kujdesshëm duke ruajtur distancimin sociale dhe masat e higjienës personale.

“Covid-19 nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës, ndaj jeni të kujdesshëm për veten tuaj dhe për të afërmit tuaj,” theksoi mjekja.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë