Keshilla

Mjekët këshillojnë të përdoren më shumë ilaçe kundër tensionit

Drejtuesit e shëndetësisë thonë se ilaçet për uljen e tensionit të gjakut për shumë njerëz me hipertension të fazës 1 do të ndihmonin në uljen e sulmeve dhe goditjeve në zemër.
Në total, rreth 450,000 meshkuj dhe 270,000 femra në Angli mund të shmangin sulmet e zemrës nëse diagnostikohen në kohë.

Por disa mjekë shprehin shqetësime në lidhje me diagnozat, duke thënë se përfitimet mund të jenë të kufizuara. Mjekët thonë se mënyra e jetesës ndikon drejtë për se drejti në shëndetin e njeriut, kontrollimi i peshës, dieta dhe stërvitja, të gjithë luajnë një rol të rëndësishëm për të ulur presionin e gjakut. Tensioni lartë i gjakut konsiderohet mbi vlerat 40 / 90mmHg. Projektligjet, të shpallura nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri Klinike (NICE), zbulon se cilët janë njerëzit më të prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Ky rezultat i vlerësimit bazohet në testin e gjakut dhe disa faktorë rreziku si: Pirja e duhanit; mbipesha; alkooli; mosha; historia e familjes

Presioni i lartë i gjakut prek më shumë se një në katër të rritur në Angli, por miliona njerëz thuhet se nuk diagnostikohen. Konsulenti i mjekësisë metabolike Anthony Wierzbicki, i cili kryeson komitetin udhëzues të NICE, tha se presioni i lartë i gjakut ishte "shkaku më i madh i i vdekjeve në Britani”.

"Një vlerësim rigoroz i provave të reja ka rezultuar në rekomandime të azhurnuara rreth asaj se kur duhet trajtuar presionin i lartë i gjakut, trajtimi në kohë mund të shpëtojë mijëra jetë”shtoi ai. Profesor Helen Stokes-Lampard, i cili është pjesë e Kolegjin Mbretëror të Mjekësisë ka thënë se mjekët janë të specializua për të dhënë rekomandimet e duhura pacientëve të tyre, duke marrë parasysh mënyrën e jetesës si dhe faktorët e tjerë.

Ndërsa disa ekspertë të tjerë kanë thënë se duhen më shumë metoda dhe medikamente që ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. "Nevojiten shumë metoda që ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe shumë ilaçe duhet të përdoren që nga fillimi", tha Prof. Stephen MacMahon nga Universiteti i Oksfordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë