Kosova

Mitsotakis në Serbi takim me Vuçiçin: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandyshuar

Nga Gazeta 'Si'- "Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar”. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Dhe kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve. Ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.

Ai tha gjithashtu se me përshpejtimin e reformave, Serbia do të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian dhe se ai beson se mund të bëhet përparim i rëndësishëm në vitin 2024.

“I thashë Mitsotakis pa mëdyshje se Serbia është e vendosur të vazhdojë dhe përshpejtojë rrugën e saj evropiane, se ne i jemi mirënjohës Greqisë për atë mbështetje dhe se nuk është thjesht një fjali formale që politikanët e shqiptojnë por se është e një rëndësie thelbësore për vendin tonë”, deklaroi Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë