Disa prej tyre janë të dënuar.
Disa të tjerë i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë ose vazhdojnë të përmenden veçanërisht
nga politika si pjesë e krimit. Por përveç dosjeve të mbyllura apo të hapura, për
shumicën mitii tyre qëndron në botën
virtuale. Dhe ku më shumë se në facebook, mund të gjesh personazhe të përfolur
të abuzimit me ligjin. Emra të njohur si
Dritan Dajti, Aldo Bare, Zani Çaushi edhe pse janë në qeli, ata ti gjesh me
emrin e tyre në rrjetin social. Por të gjithë janë profile false. Shumicën e
tyre I bashkon në jetën virtuale dashuria për armët dhe automjetet
Lulzim Berisha
Lulzim Berisha ka vite që ka përfunduar betejën me drejtësinë dhe ka lënë qelinë i konvertuar nga një i akuzuar për organizatë kriminale , në një besimtar. Atë nuk e gjeti policia në shtëpi kur ja kontrolloi banesën, madje as gjykata e krimeve të rënda që po e thërret për të dalë përballë njeriut që tentoi ta vrasë, Ajet Ahmetit. Por në facebook nëse klikon, me emrin Lul Berisha , e gjen me një profil personal të hapur një vit më parë . Ai shfaqet në llogarinë personale duke ndarë çaste me miqtë e tij në një bar në
një lokal në Durrës. Në foto Berisha ndryshe nga shokët e tij , nuk konsumon birra por Coca Cola. Dhe mbetet mjaft I rezervuar dhe nuk ndan asgjë për preferencat e tij
Por përveç kësaj llogarie në emrin Lul Berisha janë edhe 3 profile të tjera. Në dy prej tyre profili për Lul Berishën shfaq foto të tij në njërën brenda në kafaz dhe kjo llogari përkon me kohën kur i forti i Durrësit po gjykohej tek krimet e rënda. Por kjo llogari është false sikurse edhe një tjetër.
Në mënyrë paradoksale emrin e Lul Berishës mban edhe një llogari në të cilën foto profili është ajo e dëshmitarit të drejtësisë Adriatik Colit.
Ai shfaqet me pranga në duar dhe për kujtesë është njeriu që fundosi në atë kohë grupin e Durrësit bashkë me Lulzim Berishën.
Dritan Dajti
Dritan Dajti po pret dhënien e drejtësisë për katër vrasje të kryera prej tij në gusht të vitit 2009. Çështja ka ngelur në vendnumëro në gjykatën e apelit pasi gjyqtarët po japin dorëheqjen njëri pas tjetrit, por në facebook janë 10 llogari në emër të tij.
Tre prej tyre janë me foton e tij , por kuptohet që adresa është false sepse këto llogari kuptohet që janë shkëputur nga mediat atëherë kur ato raportonin për arrestimin e 43 vjeçarit. Herë me kollare dhe herë nga qelia , apo në cover një pistoletë TT, ky është Dajti I jetës së facebook-ut. Në njërën prej tyre shkruhet : “motrat gjithë policëve” . Ky status është shkruar një vit pas krimit të katërfishtë të Durrësit ku u vranë gjatë operacionit katër efektivë policie, sot dëshmorë të atdheut. Të inspiruar nga miti Dajti, një tjetër ka hapur profil me të njëjtin emër ndërsa shton se punon shef I import eksportit të miellit të bardhë, ai pëlqen makinat luksoze dhe tufat e parave. Ndërsa një tjetër deklaron se punon si killer. Madje një nga ndjekësit ka hapur një llogari me të njëjtin emër duke vendosur si foto ilustruese jo foton e Dajtit , por të Aldo Bares
Aldo Bare
Aldo Bare po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Njëkohësisht me dënimin kapital , shteti I ka konfiskuar edhe pasuritë, përfshi edhe Lagunën e Karavastasë. Por edhe Bare i bandës së Lushnjës në facebook, ka shok Rambon dhe Van Damin. Në të gjendet një foto zyrtare e shpërndarë shumë vite më parë , atëherë kur ai kërkohej nga shteti në kohën kur jetonte I qetë në Turqi. Në një rast tjetër foto e profilit të tij janë gjethet e hashashit, dhe aty ka vetëm një ndjekës, ashtu sikundër edhe në të tjera profile ku shfaqet me dy duar mbështetur në kafaz
Zani Çaushi
Zani Çaushi është njëri nga të dënuarit e përjetshëm për ngjarjet e 1997. Faktikisht në facebook ekziston një llogari e vërtetë e të dënuarit të përjetshëm që e ka hapur në 2013. Zani Çaushi e ka shkrepur foton e profilit në qeli , por nuk është prej pesë vitesh aktiv. Ai ka qejf Monte Carlon , thotë se punon tek Apple në Vlorë dhe preferon Genta Ismailin.
Në profiling tjetër Zani Çaushi ndan me miqtë foto gazetash gjatë trazirave të 1997, në të cilën ai gjendet përkrah dy fëmijëve me kostum dhe pas krahëve ka të rinj të armatosur. Dikush e komenton në këtë foto se : burgu është për burrat. E ndërsa Zani është një nga të dënuarit e përjetshëm që është martuar pavarësisht se do të qëndrojnë përjetë në burg, atij nuk I mungojnë as ndjekësit. Në internet ekzistojnë dy fun page me këtë emër, njëra prej të cilave përveç identitetit të tij ka edhe vlerësimin si KAPO I KAPOVE
Gaxhai
Gazmir Braka , ish kapo I një grupi tjetër në Vlorë mbahet në një burg të sigurisë së lartë. Ai I është betuar gjykatës teksa po shpallte disa dënime të përjetshme për të se do të arratisej. Ka tentuar disa herë , përfshi edhe tentativën e arratisjes përmes një tuneli të nëndheshëm të krijuar nga një dyqan lulesh. Por ai dështoi, ashtu sikurse edhe për planin ambicioz për të lënë burgun e Burrelit me fill diamante.
Gaxhai mbetet një nga frikërat më të mëdha të autoriteteve të burgjeve. Në facebook ata që e ndjekin kanë hapur llogari me emrin e tij ku e pagëzojnë Gaxhai Bisha dhe si foto I kanë vendosur Silvester Stalonen në rolin e Rambos së armatosur. Një tjetër me emrin Gaxhai Vlor Vlora ka si cover një fëmijë të armatosur dhe me puro. Ai është veshur si gangsterët e viteve 1930 në Shtetet e Bashkuara
Emiliano Shullazi
Emiliano Shullazi ka dy vjet në paraburgim dhe tashmë pritet që të ketë një vendim ndaj tij, pasi prokuroria kërkoi 17 vjet heqje lirie. Ky emër jo pak I lakuar dhe nga ndërkombëtarët, Shullazi vazhdon të jetë shqetësim edhe për policinë e burgjeve që për çdo proces rrethon gjykatën e krimeve të rënda. Por në rrjetet sociale e gjitha kjo s’ka aspak rëndësi. Dikush që ka mit Shullazin ka hapur një profil me emrin e tij ku tregon për veten se është vrasës me pagesë, ka idhull Pablo Escobar dhe paradite është pushim, pasdite pa punë dhe natën pa gjumë
Klement Balili
Prej 3 vitesh ai vazhdon ti bëjë cirk policisë, e cila ka dështuar 12 herë për arrestimin e tij. Ndryshe nga gjithë të tjerët që kanë miqësi të rezervuar, I ashtuquajturi Baroni I Drogës ka 4,115 ndjekës. Dhe për sa kohë nofka e delvinjotit është Baroni, nuk ka se si të mungojnë fotot me heroinës së paketuar apo edhe komente të tilla “ kush ja ka parë hairin punës”, na sill ndonjë të bardhë … zoti të ruajt se je brother. Dhe për ironi mes atyre që Klement Balili pëlqen është edhe një like për policinë e shtetit, ndoshta për ata që po e kërkojnë dhe s’po bien dot në gjurmët e tij. Gjithashtu tek të preferuarit e Balilit janë edhe liderët e politikës Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha
Nehat Kulla
I njohur me nofkën gjenerali, Nehat Kulla gjendet në burg që prej vitit 2005. 63 vjeçari u bë I njohur gjatë 1997, kur në lagjen Tufinë ruajti të paprekur zonën e tij. Emri “Gjeneral” siç vazhdojnë ta thërrasin edhe në burg, I ngeli për faktin se ruajti repartin e xhenios në këtë lagje dhe se preferonte të shfaqej në publik me veshje ushtarake. Nga 20 vite dënim të cilat ai po I vuan, Kullës I ka mbetur dhe më shumë se një vit heqje lirie. Por ndërkohë në facebook I dënuari ka një llogari mjaft të rezervuar, e cila ka foton e tij në të cilën shkrepje të viteve më parë Nehat Kulla shfaqet civil dhe me thinja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.