Ushqim

Mitet e të vërtetat për vetitë që kanë në trupin tonë ushqimet

Që prej lashtësisë kemi dëgjuar këshilla të ndryshme për sa i përket vetive të ushqimeve, por ne njerëzit e botës digjitale e kemi vështirë ti besojmë. A ju ka ndodhur ndonjëherë që prindit tuaj ju kanë nxitur të pini vaj peshku, për të rritur fuqinë e trurit përpara një provimi, apo të konsumoni mustardë kur ju dhëmbin muskujt. Duke qenë se isha kureshtar për këto këshilla, nisa të studioj mbi efektin e ushqimeve të ndryshme në organizëm.
Një mollë në ditë mban larg mjekun
Kjo thënie është e vjetër dhe në të vërtetë ka prova shkencore. Në një studim të vitit 2015, revista mjekësore JAMA ka publikuar një studim, ku thuhej se nga 8.399 pjesëmarrës qw konsumonin rregullisht mollë, rreth 39 përqind prej tyre kishin shmangur vizitat tek mjekët. Gjithashtu, në studim thuhej se personat që konsumonin mollë kishin më pak gjasa të merrnin medikamente.

Karotat janë të mira për sytë.
Kjo thënie për vetinë e karotave vjen që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 1940, pilotët britanikë të Forcës Ajrore Britanike filluan të përdorin radarin për të rrëzuar aeroplanët e armikut në errësirë. Për ta mbajtur të fshehtë këtë teknologji të re, propaganda e Ministrisë së Informacionit ishte që pilotët kishin saktësi të madhe vizuale sepse hanin karota, gjë që përmirësonte shikimin e tyre të natën. Duket gjithashtu e besueshme, por karotat janë të pasura me “beta karoten” antioksidues, pararendësi i vitaminës A. Pasi të përthithet nga trupi, vitamina A ndihmon për të krijuar “rodopsin”, një pigment që ndihmon sytë të shikojnë më mirë në dritë të ulët. Karotat mund të ndihmojnë, nëse keni mungesë të vitaminës A që shkakton shikim të dobët natën, por sigurisht që ata nuk mund t'ju ndihmojnë vërtet ju (ose pilotët e Forcave Ajrore) të shihni në errësirë të plotë. Por ato nuk janë të vetmet, gjithashtu edhe ushqimet e tjera të pasura me “beta karoten”, siç janë patatet e ëmbla, kungulli dhe perimet me gjethe jeshile, kanë të njëjtat përfitime.

Gjeli i detit ju bën të përgjumur
Kush feston krishtlindjet me siguri e ka dëgjuar, të paktën një herë këtë shprehje. Kjo gjë ndodh sepse gjeli i detit përmban një aminoacid i njohur si “triptofani”, të cilin trupi e përdor për të gjeneruar serotonin një kimikat natyral që na ndihmon flemë. Atëherë, duhet të ketë diçka për gjithë këtë lidhje të gjumit dhe gjelit të deti, apo jo? Por, gjeli i detit nuk përmban më shumë triptofan sesa viçi, vezët, peshku ose mishi i pulës. Efekti i triptofanit rritet kur nivelet e insulinës janë të larta, siç ndodh pasi të hani një vakt të pasur me karbohidrate, të tilla si një darkë krishtlindjesh. Pra, në të vërtetë janë karbohidratet që rrisin nivelin e serotoninës dhe ndihmojnë në prodhimin e hormonit melatonin, i cili ju bën të përgjumur.
Xhenxhefili lehtëson të vjellat
Kjo shprehje ka rrënjë të forta. Më shumë se 5000 vjet më parë, njerëz nga India dhe Kina përdorën xhenxhefilin si një medikament për të trajtuar shumë sëmundje. Përdorimi më i zakonshëm aso kohe, ishte për të lehtësuar të vjellat. Ka shumë studime klinike që tregojnë se kjo gjë është e vërtetë.

Baked trout with lemon and dill

Hulumtimet tregojnë se xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e nauzës dhe të vjellave të shkaktuara nga udhëtimi, shtatzënia, trajtimet e kimioterapisë dhe nga anestezia që mund të kemi nga një operacion. Disa njerëz pinë çaj xhenxhefili për lehtësim, ndërsa të tjerë preferojnë të marrin një kapsulë bimore me xhenxhefil dhe studimet tregojnë se të dyja opsionet mund të funksionojnë.
Peshku është i mirë për trurin
Në koleksionin e tij me tregime të shkurtra "Very Good Jeeves", në vitin 1930, autori dhe humoristi britanik P.G. Wodehouse shkroi: “Ata thonë se peshqit janë të mirë për trurin. Shikoni sardelet, kthehuni dhe më thoni!”
Në vitin 2016, studiuesit zbuluan se konsumi javor i peshkut ishte i lidhur me vëllimin e lartë të lëndës gri, indin e errët të trurit që është përgjegjës për përpunimin e informacionit dhe kontrollin e shikimit dhe kujtesës. Shumë njerëz kanë pretenduar se vlera e peshkut vjen kryesisht nga yndyrat omega-3, të cilat luajnë shumë role të rëndësishme në shëndetin e trurit. Megjithatë, ky studim tregoi se çdo peshk jo vetëm ata me shumë yndyrë omega-3, kishin këtë efekt pozitiv.

Mustarda ndihmon në dhimbjet e kyçeve të këmbëve
A keni ndjerë ndonjëherë ngërç në kyçin e këmbës, ose të keni ndjerë dhimbje gjatë kohës që shkoni për vrap. Besoj se shpesh herë keni dëgjuar t’u thonë që konsumoni lëng turshi ose një lugë çaji mustardë. Për vite me radhë, njerëzit kanë menduar se kjo funksiononte sepse turshitë dhe mustarda përmbajnë lëngje dhe natrium, të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e ngërçeve të gjymtyrëve që shkaktohen nga dehidratimi ose një çekuilibër elektrolit. Por hulumtimet nuk e konfirmojnë këtë arsyetim. Në një studim thuhej se lëngu i turshisë dhe mustarda nuk sjellin ndonjë ndryshim për sa i përket dhimbjeve të gjymtyrëve. Studimi përmbante një eksperiment, që hulumtuesit kishin zhvilluar me 900 pjesëmarrës dhe lëngjet nuk kishin ndikuar në dhimbjet e tyre. Studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në elektrolitin e plazmës ose vëllimin e saj, e kështu ata arritën në përfundimin se mustarda ose lëngu i turshive nuk funksionon. Kështu që konsumimi i këtyre produkteve mbetet shkencërisht i pavërtetuar, po nëse funksionon tek ju atëherë, jeni të lirë t’i konsumoni! /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë