Katar 2022

Misteri me portierin e Marokut, këndoi himnin me ekipin dhe u ‘zhduk’

Gazeta Si – Një episod i çuditshëm ndodhi para ndeshjes së sotme mes Marokut dhe Belgjikës, në momentin kur arbitri sinjalizoi startin e kësaj sfide.

Portieri maroken, Jasine Bounou, titullar i padiskutueshëm i kombëtares së drejtuar nga Hoalid Regragui, ishte në formacionin zyrtar, këndoi edhe himnin bashkë me shokët në qendër të fushës, por pastaj u zhduk.

Bounou (i dyti majtas) ne momentin kur Maroku po kendonte himnin. Gazeta Si, 27 nentor 2022

Nuk ishte portieri i Seviljes që zbriti në fushë, por zëvendësi i tij, Munir El Kajoui. Ndryshimi e gjeti të papërgatitur edhe federatën marokene, që në Tuiter publikoi lajmin 10 minuta pas nisjes së ndeshjes.

Arsyeja e mungesës së Bounou në këtë ndeshje kishte të bënte me gjendjen e tij shëndetësore. Portieri duket se pati marrje mendsh në momentet para fillimit të ndeshjes dhe ia la vendin kolegut të tij.

Në pritje të lajmit zyrtar, ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se portieri Bounou nuk mbeti jashtë për zgjedhje teknike. Ndaj Kroacisë ai e shpëtoi ekipin në disa raste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë