Shkencë

Mishi në laborator mund të jetë në treg brenda 5 viteve

Mishi i "rritur" në laborator, i kultivuar nga qelizat burimore të kafshëve, konsiderohet nga shumë njerëz si një zgjidhje e qëndrueshme dhe etike ndaj kërkesave të industrisë së mishit. Ky lloj mishi mund të rritet në sasi të vogla - dhe me shpenzime të mëdha. Shkenca ende po përpiqet të kuptojë se si të prodhojë mish të mjaftueshëm për ta bërë atë një alternativë të besueshme.


Ekspertët e inxhinierisë së indit në Universitetin e Bathit në Mbretërinë e Bashkaur po zhvillojnë një sistem ku qelizat e kafshëve rriten në një laborator të veçantë siç rriten bimët. Dr Marianne Ellis, Ligjëruese e Lartë në Inxhinieri Biokimike, tha se siguroi një skelet të përsosur për qelizat e mishit që të kapen dhe të rriten. “Ajo që kemi parë në laboratorin tonë është se qelizat e muskulit po rriten shumë mirë dhe shumë shpejt dhe gjëja më e bukur është se bari mundëson që qelizat e muskulit të bashkohen me të”-thotë" Ellis për Reuters nga laboratori i saj në Departamentin e Universitetit të Inxhinierisë Kimike.

Biologu vaskular Mark Post nga Universiteti i Maastricht zbuloi hamburgerin e parë në botë në 2013; e bërë duke thurur së bashku rreth 20,000 filiza proteinash të kultivuara nga qelizat burimore të kafshëve në laborator. Mishi i prodhuar në laborator ka një kosto prej 20 mijë dollarësh për kilogram. Firma bioteknologjike izraelite Future Meat Technologies tha pë Reuters vitin e kaluar se kishin arritur të ulnin koston në 100 dollarë për kilogram dhe po punonin për të zbritur në 5 dollarë për kilogram. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha se bujqësia e industrializuar kontribuon në një "shkallë masive" ndaj ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit, degradimit të tokës, përdorimit të energjisë, shpyllëzimit dhe rënies së biodiversitetit.

Kërkesa për mish pritet të dyfishohet deri në 2050-ën, kur popullsia do të kalojë nëntë miliardë. Përkrahësit e mishit të rritur në laborator thonë se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur një kërkesë të tillë pa dëmtuar më tej mjedisin.
"Sfida është që të rritet mishi i kultivuar në një mënyrë me kosto efektive, kur një shkallë mjaft e madhe ku mund të arrijë qëllimet e sigurimit të ushqimit dhe të adresojë ndryshimet klimatike të lidhura me prodhimin e ushqimit", tha Ellis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë