Politike

Miratohet në Kuvend me 110 vota Amnistia Penale

Nga Gazeta 'Si'- Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 110 vota pro dhe 1 kundër.

PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arrritur më parë. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Nga amnistia janë përjashtuar të dënuarit që janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj ishte i vetmi që votoi kundër, ndërsa deputetët e tjerë votuan pro.

Gjithashtu ka kaluar dhe amendamenti i parë i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë