Të gjitha firmat e ndërtimit të që do të përfshihen në programin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti do të përjashtohen nga aplikimi i taksës, TVSH për materialet që do të importojnë. Kjo është vendosur sot në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit të buxhetit të shtetit dhe të paketës fiskale.
Në Komision u fol edhe për fondin e rindërtimit nga ku u theksua se është 20 miliardë lekë nga të cilat 13 miliard nga Buxheti i Shtetit dhe 7 miliardë lekë nga donacionet.
Kryekomisioneri Ahmetaj tha se 1.2 miliardë lekë janë përdorur për strehimin e qytetarëve shtëpitë e të cilëve janë shpallur të pabanueshme. Ai tha gjithashtu se në fund të vitit 2020 fondet e pashpenzuara nuk do të preken. “Fondet që do të mbeten të pashpenzuara në vitin 2019, do të përdoren për të njëjtin qëllim vitin e ardhshëm”, theksoi deputeti socialist. Qeveria gjithashtu ka vendosur që të lerë 6% për makinat e importit për autobusët urbanë. Kjo taksë parashikohej që në vitin 2021 të aplikohej në masën 10%, por u propozua që të mos rritet.
Ndryshimet në buxhetin e shtetit i shtrijnë efektet nga data 1 janar, pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit. Opozita ka qenë kundër këtyre ndryshimeve, pasi sipas tyre, është ende e paqartë se ku do të gjenden fondet për programin e rindërtimit. Deputetët kërkuan që njihen për projektet që anulohen dhe ku do të merren këto fonde, por përfaqësuesit e ministrisë së Financave deklaruan se fondet në shëndetësi nuk do të preken.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.