Kombetarja

Miqësorja me Suedinë, vetëm 1500 bileta në dispozicion të tifozëve kuqezi

Gazeta Si – Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen miqësore me Suedinë, që do të luhet më 25 mars, në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit. Është një nga dy testet e marsit për trajnerin Silvinjo.

Për tifozët shqiptarë janë në dispozicion vetëm 1500 bileta, që u përkasin sektorëve 117, 118 dhe 119 të stadiumit. Një numër i ulët, duke ditur që interesi i tifozëve të Kombëtares mund të jetë i madh, sidomos për ata që jetojnë në Suedi dhe vendet e tjera në Europë.

Kuqezinjte duke festuar pas nje fitoreje. Gazeta Si, 27 shkurt 2024

Çmimi i një bilete për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze. Biletat, sipas njoftimit të FSHF-së, do të shiten vetëm online, sipas procedurës që është bërë e qartë tashmë.

Procedura si mund të blihet bileta online:
Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi–Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”. Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj. Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.

Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS. Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA. Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshëm printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë