Kombetarja

Miqësorja me Kilin në Itali, biletat shiten edhe fizikisht në hyrje të stadiumit

Gazeta Si – Jo vetëm online, biletat për ndeshjen miqësore të së premtes mes Shqipërisë dhe Kilit mund të blihen edhe fizikisht nga tifozët e Kombëtares. Njoftimi është bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja luhet në Parma, në orën 20:45, dhe sipas njoftimit të FSHF-së, tifozët mund të blejnë bileta në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini”, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, pranë pikës së shitjes.

Në Itali jetojnë shumë shqiptarë dhe pritet që në stadiumin e Parmës të dominojnë ngjyrat kuqezi. Kurioziteti për të parë skuadrën që ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024, edhe pse në një miqësore, është i madh në radhët e tifozëve shqiptarë.

Pas Kilit, Shqipëria do të luajë edhe një tjetër miqësore më 25 mars. Skuadra kundërshtare do të jetë Suedia dhe kjo ndeshje do të zhvillohet në fushën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë