Kombetarja

Miqësorja me Estoninë, largohen shumica e titullarëve

Gazeta Si - Pas ndeshjes me Izraelin, ku humbi 1-2, Kombëtarja ka vazhduar përgatitjet për miqësoren me Estoninë. Ndeshja luhet më 13 qershor në “Air Albania”.

Lista e lojtarëve të grumbulluar ka ndryshuar totalisht. Shumica e titullarëve janë larguar nga grumbullimi në Durrës, ndërkohë që janë thirrur të tjerë për t’i zëvendësuar.

Nga ndeshja me Izraelin. Gazeta Si, 11 qershor 2022

Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku nuk do të jenë për miqësoren me Estoninë.

Lojtarët e rinj të ftuar së fundi për miqësoren me Estoninë janë Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri. Qëllimi është që stafi teknik t’u japë minuta atyre që kanë luajtur pak ose aspak.

Mes titullarëve që kanë qëndruar janë Hysaj, Abrashi, Broja dhe Uzuni.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me Estoninë:
Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Simon Simoni
Frederic Veseli
Elseid Hysaj
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Kevin Haveri
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Armando Broja
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Arbnor Muçolli
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë