Kombetarja

Miqësorja e bamirësisë – Yjet që zbresin në “Air Albania” më 10 janar

Miqësorja e bamirësisë, që do të luhet më 10 janar në “Air Albania Stadium”, do të bëjë bashkë shumë ish-futbollistë të njohur të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Një ndeshje e organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe FSHF-ja për të mbledhur fonde për familjet e prekura nga tërmeti. Edhe pse është një ndeshje bamirësie, nuk u ka shpëtuar polemikave në vendin tonë për shkak të ish-lojtarëve të përzgjedhur për të luajtur me fanellën kuqezi.

Tashmë janë mësuar edhe listat e plota të ish-lojtarëve pjesëmarrës nga Shqipëria, Greqia, Italia dhe Turqia. Në listën e ish-kuqezinjve është shtuar Ervin Skela, por mungesat janë të mëdha, duke nisur nga ish-kapiteni Rudi Vata, i cili kritikoi ashpër organizatorët, ose më saktë kryetarin e sindikatës, Andi Lila, për listen. Të tjerë ish-lojtarë të njohur të Kombëtares që mungojnë janë Altin Haxhi, Bledar Kola, Fatmir Vata, Geri Çipi, Arjan Xhumba, Elvin Beqiri, Ansi Agolli etj.

Lista e Shqipërisë. Gazeta Si, 7 janar 2020


Tek Italia, përveç Xambrotës dhe Perrotës, që diheshin që në fillim, bie në sy prania e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazit, por edhe e ish-lojtarëve të mëdhenj si Damiano Tomazi, Luixhi Di Biaxho, Benito Karbone dhe disa të tjerë.

Lista e Italisë. Gazeta Si, 7 janar 2020


Edhe në listën e Greqisë ka emra të njohur, me në krye ish-mesfushorin e Interit, Jorgos Karagunis, por edhe ish-sulmuesin Theofanis Gekaq dhe disa të tjerë.

Lista e Greqisë. Gazeta Si, 7 janar 2020

Te Turqia bëjnë pjesë disa ish-futbollistë që kanë bërë histori me Gallatasarajin, por edhe me kombëtaren turke, si portieri Ryshty Eçber, Bulent Korkmaz, Emre Ashik, Hamit Altintop, Umit Karan dhe Tunçai Sanli.

Lista e Turqisë. Gazeta Si, 7 janar 2020


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë