Kombetarja

Miqësore me Italinë për kuqezinjtë e vegjël, Cungu shpall listën

Gazeta Si – Një miqësore luksi për Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, që më 10 gusht do të ndeshet me Italinë në Koverçano. Trajneri Armando Cungu ka publikuar tashmë listën me 20 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje.

Ai ka grumbulluar portierin e Dinamos, Simon Simoni, që së fundi ka luajtur me Shpresat. Madje, është grumbulluar edhe nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e fundit.

Lista e trajnerit Cungu. Gazeta Si, 5 gusht 2022

Në listë ka lojtarë të klubeve shqiptare, por edhe lojtarëve të klubeve me shumë emër në Europë, siç janë Daniel Hysaj i Napolit, apo Renaldo Torraj i Çelsit.

Kombëtarja U-19 luajti edhe gushtin e kaluar një miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të udhëtojnë të shtunën drejt Italisë dhe do të akomodohen në Firence. Trajneri Cungu do të punojë me të tijtë disa ditë në qendrën e Koverçanos.

Në kualifikueset e Europianit 2022/2023 Shqipëria U-19 bën pjesë në Grupin 7, bashkë me Belgjikën dhe Spanjën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë