Kombetarja

Minuta edhe për Arbnor Muçollin në ‘Air Albania’, Jon Mersinaj në tribunë

Gazeta Si – Silvinjo ka bërë një ndryshim në listën e lojtarëve në krahasim me ndeshjen e fundit me Moldavinë. Braziliani ka përfshirë në listën e lojtarëve të disponueshëm ndaj Ishujve Faroe Arbnor Muçollin, i cili në Moldavi ishte në tribunë.

Muçolli ne nje ndeshje ndaj Spanjes me Shpresat. Gazeta Si, 20 nentor 2023

Ndoshta në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme do të ketë minuta edhe për sulmuesin anësor të Goteborgut, në një formë mjaft të mirë muajt e fundit. Në anën tjetër, sot në tribunë do të jetë Jon Mersinaj, mbrojtësi që u grumbullua pas mungesave të Mihajt dhe Ajetit.

Ndeshja e sotme ndryshon nga ajo me Moldavinë në fakt, kuqezinjve nuk u duhet të mendojnë shumë për prapavijën, sepse nuk rrezikojnë asgjë. Sa i përket formacionit, dihet tashmë që trajneri ka programuar jo pak ndryshime, që prekin të tre repartet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë