Festoni ditëlindjen e Minnie dhe partneritetin e saj me Mickey Mouse me këta tre aksesorë të domosdoshëm për sezonin e verës 2018. Personazhet më të dashura të Disney të të gjitha kohërave do t’i gjeni këtë vit në bizhuteri, atlete dhe çanta. Për herë të parë është Minnie dhe jo Mickey ajo që marrë të gjithë vemendjen e botës së modës. Në 90 vjetorin e saj, shumë marka ndërkombëtare kanë vendosur që të sjellin një seri të limituar kushtuar miushes më të famshme.
Minnie në dorë në një byzylyk argjendi të Pandora Disney
Vini në punë imagjinatën tuaj duke zgjedhur bizhuteri të Pandora Disney. Merrni byzylykun e realizuar me argjend dhe ar 14 karat, me element të vegjël që përfaqësojnë personazhet më të dashur të Disney: Mickey, Minnie, Hirushja, Ariel, Tringëllima, Winnie Pooh dhe shumë të tjerë.
Minnie në këmbë, tek atletet Onitsuka Tiger
Me rastin e festimeve për 90-vjetorin e çiftit më të famshëm Mickey & Minnie Mouse, Onitsuka Tiger u frymëzua nga bota e Disney dhe krijoi një koleksion ekskluziv për këtë vit, që ju sigurojmë do të mbahet mend gjatë.
Minnie në çanta
Personazhi më i famshëm i Disney, Minnie vjen edhe në çanta. Melissa Be i sjell ato në katër variante të zeza, të kuqe, të arta dhe të bardha.
Çfarë po prisni që të zgjidhni edhe ju aksesorin tuaj të preferuar dhe të ktheheni në një Minnie këtë verë?
Interested in ordering cheapest medications over the internet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.